Kushtet e blerjes

E drejta e tërheqjes

Blerja në Bonbona është e lehtë, e sigurt dhe pa surpriza të pakëndshme. Ne ofrojmë eksperiencë të lehtë të blerjes dhe dërgesa të shpejta si rrufe. TVSH-ja është e përfshirë në të gjitha çmimet tona. Më poshtë do të gjeni kushtet tona të plota të blerjes!

Ne ofrojmë blerje të lehtë dhe mundësi për ta testuar produktin. Të lutemi vër re, megjithatë, se paketimi duhet të hapet në mënyrë që të mund të testosh produktin, dëshirojmë që dëmtimet e pakos të jenë sa më të vogëla të mundshme. Nëse produkti është dëmtuar, ne kemi të drejtë të vlerësojmë se sa është ulur vlera e shitjes dhe ta zbresim këtë shumë nga paratë e kthimit.

Produktet që nuk mund të kthehen pas prishjes së ambalazhit janë: produkte intime, produkte higjienike, të brendshme, produkte ku vula është thyer nga konsumatori, kufje, produkte kozmetike, etj. Një kthim kërkon 14 ditë për t'u përpunuar.

Nëse dëshiron të kthesh një produkt, fillimisht duhet të raportosh rastin tënd këtu. Të lutemi vër re se duhet të shkruash emrin dhe adresën e emailit që ke përdorur për të bërë porosinë tënd kur raporton rastin tënd.

Që nga momenti kur raporton rastin tënd, ke 7 ditë për ta kthyer produktin. Ne jemi përgjegjës për rregullimin e tarnsportit për të arritur tek ti dhe për të marrë paketën nga ti. Të lutemi vër re se ti si klient je përgjegjës për tarifat e kthimit të mallrave nëse ti pendohesh 1 ditë më pas nga dita që ke pranuar porosinë. Por nëse ti e verifikoni produktin në prani të korrierit dhe e refuzon porosinë, atëher nuk je përgjegjës për tarifën e kargos.

Ne do të ti kthejmë paratë brenda 14 ditëve në rast anulimi, në rast vonese dhe ankese. Mos harro të na tregosh se si dëshiron që ne të ti transferojmë paratë në varësi se si ke bërë pagesën. KUJDES! Nëse ke paguar për një artikull me një kartë dhuratë, mund të merrësh vetëm një kartë dhuratë në këmbim dhe jo para.

Adresa e kthimit është:
Bonbona/MerrJep
Rr. Kongresi Manastirit, Kompleksi ASL, Porcelan,
1001 Tiranë

Dorëzimi

Ne ofrojmë dërgesë me agjentin TNT Albania me dërgesë në shtëpi si dhe dorëzim të produktit fizikisht nga zyra jonë në Tiranë. Transporti falas vlen për porositë mbi 5000 LEK, përndryshe kostoja e transportit është 280 LEK. Porositë e marra para orës 14:00 në ditët e punës dërgohen gjithmonë në të njëjtën ditë. Klikoni këtu për të parë kohën e dorëzimit në varësi të vendit ku jetoni.

Pagesa

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet shërbimit me para në dorëzim, pagesë nëpërmejt faturës sidhe pagesë me kartë krediti.

Shërbimi me para në dorëzim

Me "Shërbimin me para në dorëzim", ti ke fleksibilitetin për të shlyer pagesën kur të marrësh porosinë tënd. Thjesht zgjidh këtë opsion gjatë procesit të arkëtimit në ekranin e pagesës. Kur korrieri të mbërrijë me paketën tënd, ti do të bësh pagesën dhe vetëm atëherë mund të marrësh në zotërim paketën tënd.

Pagesa nëpërmjet faturës

Zgjedhja e "Pagesës nëpërmjet faturës" të lejon të bësh pagesën tënd paraprakisht, duke mbuluar si koston e produktit ashtu edhe tarifat e transportit. Pasi të përpunohet pagesa jote, ti je e/i lirë të marrësh paketën tënd kur korrieri të mbërrijë me të.

Pagesa me kartë krediti

Për lehtësi të shtuar, ne ofrojmë gjithashtu pagesa direkte me kartë krediti. Ti mund të zgjidhish të paguash shumën e plotë, duke përfshirë koston e produktit dhe tarifat e transportit, përpara. Pasi pagesa jote të përpunohet me sukses, do të kesh mundësi të marrës paketën tënd kur korrieri të arrijë me të. Në Bonbona, ne përpiqemi të ofrojmë një shumëllojshmëri mënyrash pagese për t'iu përgjigjur preferencave të tua të ndryshme.

Shitjet për të miturit

Nëse je nën 18 vjeç, duhet të kesh lejen e prindit për të porositur nga ne.

Garancia dhe Ankesat

Ne garantojmë që mallrat që merr janë pa defekte pas dorëzimit. Nëse, pavarësisht kësaj, ti merr një produkt të prishur, ti raporton ankesën tënd këtu. Të lutemi vër re se gjithmonë duhet të vendosish emrin tënd dhe adresën e emailit që ke përdorur për të bërë porosinë tënd. Ti ke një garancion prej 2 javësh për të gjitha produktet. Ne paguajmë transportin e kthimit në rast të kthimit për shkak të një ankese. Në rast mosmarrëveshjeje, është politika jonë të ndjekim rekomandimet e Bordit të Përgjithshëm të Ankesave.

Informacioni i kontaktit për ankesat:
Kliko këtu për të kontaktuar shërbimin ndaj klientit
Bonbona / MerrJep
Rr. Kongresi Manastirit, Kompleksi ASL, Porcelan
1001 Tiranë

Siguria dhe Privatësia

Të gjitha porositë e tua janë të koduara, pra plotësisht të sigurta.

Mëso më shumë rreth politikës sonë të sigurisë dhe privatësisë këtu

Ende ndihesh e/i trullosur? Përgjigjen e gjen këtu